Mike Tyson shfaqet i veshur si bletë: Ndihem i bukur!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 21:15

Legjenda e boksit, Mike Tyson është shfaqur së fundmi në publik, ashtu siç nuk e kemi parë kurrë. Boksieri ka marrë një vëmendje të madhe, pas një video të çuditshme të postuar në Instagramin e tij.

55-vjeçari shihet i veshur si një bletë dhe duke kërcyer thotë: “Ndihem i bukur”. Arsyeja? Legjenda ka qenë pjesë e një spektakli amerikan që quhet “Jimmy Kimmel Live!”.

Kjo gjë duket se i ka lënë të shtangur një pjesë të fansave, ndërsa disa të tjerë e kanë pëlqyer këtë veprim të Tyson, duke e quajtur shumë qesharak dhe i bukur për t’u parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit