12 vjeçari vjedh një vezë Kinder, më pas pendohet dhe dërgon një letër ku kërkon falje me 10 euro brenda

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2022, 20:31

“Unë quhem Benjamin, jam dymbëdhjetë vjeç dhe vij nga Zvicra. Më 30 maj hyra në dyqanin tuaj, por nuk kisha para me vete dhe vodha një vezë Kinder. Më vjen shumë keq, e di që kam gabuar. Shpresoj se mund të më falësh sepse do të doja të isha në paqe me ty dhe me Zotin”. Ky është teksti i letrës që i është dorëzuar disa ditë më parë pronarit të një dyqani ushqimor në San Marino. Burri, pasi e lexoi, vendosi ta postonte në profilin e tij në Facebook së bashku me 10 eurot që gjendeshin në letrën e shkruar nga Benjamin. 12-vjeçari, dukshëm i penduar për gjestin e bërë, vendosi t'i kërkonte falje pronarit të atij dyqani ku kishte vjedhur vezën.

Dhe kështu, ndoshta i ndihmuar nga i ati, ai vendosi të korrigjojë gabimin e tij duke dërguar një letër të shoqëruar me dhjetë euro për të korrigjuar vjedhjen. Një gjest që befasoi këndshëm zotin Chiaruzzi, pronar i dyqanit ushqimor në San Marino. Disa fjalë me të cilat fton edhe 12-vjeçarin të kthehet në San Marino në mënyrë që ta takojë personalisht për ta falënderuar për gjestin e guximshëm.

“Mbeta i shtangur – vazhdon burri – dhe këtë letër duhet ta lexojnë shumë të rinj që çdo ditë, për qejf apo sfidë më vjedhin patatina, karamele apo të tjera! Unë do t'i përgjigjem me një kartolinë dhe një ftesë për t'u kthyer dhe për të na vizituar për t'i dhënë dorën!"

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit