Miroslav Klose nis karrierën si trajner dhe rrugëtimi i tij fillon nga Austria. Ish-kampioni i botës, ka marrë drejtimin e skuadrës modeste austriake, Altah. Ekipi militon në Superligë dhe këtë sezon pritet të ketë pretendime në kampionat.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e 44-vjeçarit në drejtimin e një skuadre, me klubin i cili ka publikuar njoftimin zyrtar për arritjen e akordit me rekordmenin e golave të shënuar në historinë e Botërorit me anë të një postimi në në “Twitter”.
Klose nis kështu një rrugëtim të ri me ambiciet për të pasur të njëjtin sukses që arriti edhe në fushën e blertë kur ishte futbollist, si me kombëtaren, ashtu edhe me klubet që ka luajtur.