Shpesh herë ju kemi paraqitur rastet e dhimbshme ku policët e bashkisë Tiranë sekuestronin si kafshë frutat e perimet e të moshuarëve të pambrojtur.
Videot dhe skenat rrëqethëse tashmë nuk numërohen më. E megjithatë duket se policët e Erion Veliajt janë akoma më të pashpirt së çfarë keni parë.
Kështu rezulton se ditën e sotme pasi i sekuestruan qershitë dhe domatet disa fshatarëve të gjorë, “çunat” e Veliajt ndaluan makinën nën nje hije në Sauk dhe iu “përveshën” mirë e mirë mallit të sekuestruar duke i ngrënë të gjitha.
Si ju duket veprimi i tyre?