“Nuk ka seks para martesës”,  propozimi për të fejuarit nga Vatikani

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.06.2022, 20:53

"Kishës nuk duhet t'i mungojë kurrë guximi për të propozuar virtytin e çmuar të dëlirësisë, edhe pse kjo tani është në kontrast të drejtpërdrejtë me mentalitetin e përbashkët". Ky është një nga pjesët e një dokumenti të Vatikanit, i cili skicon linjat e reja për përgatitjen për martesë.

"Ia vlen të ndihmojmë bashkëshortët e rinj që të dinë të gjejnë kohën për të thelluar miqësinë dhe për të mirëpritur hirin e Zotit. Sigurisht që dëlirësia paramartesore e favorizon këtë rrugë. Nuk është kurrë e kotë të flasim për virtytin e dëlirësisë", vijon teksti.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit