Grupi Kumanova përleshet me Njësinë Speciale të Maqedonisë, pjestari i tyre shpalosë detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 17:38

Është raportuar se gjatë ditës së djeshme është realizuar një aksion bastisjeje në Burgun e Idrizovës në Shkup, shkruan GazetaDemos.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë së Veriut pas bastisjes është gjetur drogë, armë dhe mjete të ndaluara.

E për këto raportime, ka reaguar Demë Shehu, pjesëtar i Grupit Kumanova. Ai ka thënë se ky reagim vjen pasi raportimeve që policia e e këtij “pseudoshteti” siç e quan ai, i plason nëpër mediume, të cilat vet i kontrollon. Shehu ka thënë që nuk është gjetur armë e drogë ashtu siç u raportua dhe se mediat dhe MPB-ja e vendit do të përgenjështrohet nga vetë drejtori i burgut i cili sipas tij e ka për detyrim moral të tregoj se si qëndron e vërteta.

“Ju gënjeshtarë të mvr-së që i dezinformoni mediat dhe opinionin publik ,mos gënjeni kinse keni gjetur armë dhe drogë te Grupi i Kumanovës ,sepse neser ka me ju përgënjeshtruar Drejtori i Burgut,i cili e ka obligim moral që të deklarohet për media dhe ta informon drejtë opinionin”, ka shkruar ai.

Shehu poashtu tregoi se çka u konfiskua nga kjo bastisje në këtë burg.

“Duam ta informojmë opinionin se sot,në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta të policisë i bastisen qelitë tona. Gjatë bastisjes nëpër qelitë tona, janë konfiskuar 15 telefona,20 thika që shërbejnë për prerjen e pemëve dhe perimeve,thjesht thika kuzhine dhe 1.760(njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë euro),të cilat i kishim për blerjen e gjërave ushqimore. Asgjë tjetër,e ritheksoj asgjë tjetër”, u shpreh ai.

Pjesëtari i Grupit Kumanova ka treguar se gjatë kësaj bastisje pati edhe kacafytje me pjesëtarët e Njësisë Speciale, ku disa nga pjesëtarët e Grupit Kumanova pësuan edhe lëndime.

“Gjatë kacafytjeve me kukuvajkat e njësive speciale, disa prej nesh kemi pësuar lëndime. Ashtu siç janë sjellur me ne,edhe ne ua kemi kthyer në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

Shehu ka thënë se të gjithë gazetarët që plasuan këtë lajm të rrejshim sipas tij, do të paditën përmes avokatëve të tyre.

“Gënjeshtrat që disa televizione i plasuan në edicionet e tyre të lajmeve,për bastisjen në burgun e idrizovës kinse kanë gjetur drogë dhe armë,nuk iu shiten për lajme,sepse në qelitë e burgut ,ku ne qëndrojmë ,janë marr 15 telefona,20 thika të bukës dhe 1.760 euro, që do të thotë,secili prej nesh i ka pasur pak më shumë se 100 euro,të cilat i kishim mbledhur secili prej nesh për blerjen e ushqimeve. Edhe ju gazetarët e TV Alsat që shpërndani lajme të rrejshme,nesër ,përmes avokatëve tanë do të paditeni për lajme të rrejshme . Kërkoj publikisht nga Zv Ministri i Punëve të Brendshme,z Nazim Bushi që të prononcohet për opinionin publik dhe të përgënjeshtron zyrtarët gënjeshtarë të kësaj Ministrie. Veç një gjë mos e harroni ju kukuvajka,do të vjen dita jonë. Vetëm për atë ditë po jetojmë,e kur të vjen dita e jonë,ju do ta mallkoni vetën që e keni pritë atë ditë”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë dhe pamje që sipas Shehut janë nga lëndimi që pësoi gjatë përleshjes mes tyre dhe antarëve të Njësisë Speciale. :

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit