Thaçi: Në fund do të mbeten vetëm dy parti, PDSH e BDI

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 12:05

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka paralajmëruar kongres, ndërsa kryetari i saj Menduh Thaçi, ka folur për zhvillimit e fundit politike në vend dhe në partinë e tij. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në kryesinë e partisë, Thaçi tha se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë sërish për kryetar, por deklaroi se nga aspekti moral t’i thotë anëtarësisë se do të tërhiqet.

Thaçi paralajmëron ndryshim në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas tij, partitë e vogla politike të shqiptarëve të dala së fundi do të zhduken dhe do të mbeten vetëm dy subjekte politike, njëra prej tyre është BDI- e cila është në pushtet për një kohë të gjatë, ndërsa tjetra, sipas Thaçit, do të jetë PDSH e cila do të fillojë të forcohet. “BDI dhe Ali Ahmeti do të qëndrojnë derisa të jenë në pushtet. Kur ata nuk janë në pushtet do të jetë ndryshe. Vendi ynë ka kaluar dhe po kalon një krizë që i mban palët të bashkuara dhe të ngjitura me njëra-tjetrën. Partitë politike do të lëvizin kështu dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Thaçi.

I pyetur për protestat e opozitës të paralajmëruar për të shtunën, Thaçi tha se nuk është e saktë se opozita i ka fituar zgjedhjet lokale. Ndërsa shtoi se do t’iu japin mundësinë për zgjedhje të parakohshme nëse ofrojnë argumente se si do ta zgjidhin krizën. Ndërsa në lidhje me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, Thaçi tha se kjo vetëm i shërben forcimit të pozicionit të Serbisë në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit