Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologeve në Manastir, akuzohen se kanë shkaktuar vdekjen e një foshnje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 11:06

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë kundër dy gjinekologeve nga spitali “D-r Trifun Panovski” në Manastir, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë vepruar si duhet dhe kanë shkaktuar vdekjen e një foshnje.

Konkretisht, gjinekologët akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, shkelje të nenit 217, paragrafi 4, nga neni 207, paragrafi 1 dhe 3 nga Kodi Penal.

“Lehona është pranuar për lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik në Manastir, ku kujdestarë kanë qenë të akuzuarit.

Ata nuk kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet në gjendjen shëndetësore të lehonës. Edhe pse të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore të lehonës ishin tregues absolut se shëndeti dhe jeta e fetusit ishte në rrezik për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me oksigjen, gjë që është tregues për një operacion urgjent cezarian, mjekët e akuzuar nuk e kanë bërë këtë ndërhyrje në kohë. Për shkak të zgjatjes së lindjes dhe vonesës prej të paktën pesë orësh nga shfaqja e indikacioneve për operacion urgjent cezarian, intensiteti i pasojave tek fetusi është rritur.

Ndërhyrja në maternitet është kryer rreth orës 06:30 të datës 13.10.2019, gjatë së cilës ka lindur një fetus–fëmijë femër me peshë lindjeje 3550 gram dhe gjatësi 48 centimetra në gjendje shumë të rëndë, e cila ka ndërruar jetë pak më vonë pas lindjes për shkak të mungesës së oksigjenit në mitër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit