Rikthehet hipoteza, Suarez drejt firmës me Juventusin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 15:25

Luis Suarez ishte pranë Juventusit në vitin 2020, por ai u ndalua nga Prokuroria e Peruxhias. Kjo pasi u vërtetua se provimi i tij për gjuhën italiane ishte false dhe nuk mundi dot të merrte nënshtetësinë italiane për të luajtur me Juventusin, pasi këta të fundit nuk kishin më vende të lira për qytetarët jo të BE-së.

Gjithsesi, shansi që ai të luajë me Juventusin, erdhi sërish. Së fundmi, agjentët e sulmuesit uruguaian, i kanë ofruar “Zonjës së Vjetër” lojtarin e tyre. Sipas asaj që raporton “La Stampa” problem mbetet paga e lartë e 35-vjeçarit, i cili dëshiron 5 milionë euro në sezon.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Atletikos së Madridit, Suarez ishte larg pritshmërive. Ai është aktivizuar në total në La Liga në 35 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit