Sozia e Maradonës shfaqet sërish në stadium, ngjashmëri e jashtëzakonshme

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 08:27

Një person që ka një ngjashmëri të frikshme me Diego Armando Maradonën, është duke "çmendur" fansat e futbollit.

Pas prezencës në finale e “Wembley”-t mes Argjentinës dhe Italisë, sozia e Maradonës, është fotografuar edhe në stadiumin e Gimnasia La Plata, skuadër e së cilës Maradona ishte trajner nga viti 2019 deri në vdekjen e tij që ndodhi më 25 nëntor 2020.

Në imazhin e postuar nga llogaria “MATIASRO”, në Twitter, shihet personi në fjalë në tribunë me një ngjashmëri të pabesueshme me ish-kapitenin e Argjentinës dhe Napolit .

Fotot kanë nisur të bëjnë xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit