Shqipëri-Estoni, formacionet zyrtare/ Reja ul Armando Brojën në stol

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 17:13

Do luhet në orën 18:00 miqësorja Shqipëri-Estoni, ndërsa aktualisht janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Rreshtimi nuk do të ndryshojë, pasi është i njëjti 3-5-2 si ndaj Izraelit.

Në portë e nis Selmani dhe para tij do të jetë treshja Mihaj-Veseli-Bajrami. Në krahë do të jenë Hysaj në të djathtë dhe Hoxhallari në të majtën.

Në mesfushë janë Çokaj dhe Ramadani pak më të tërhequr me Çekiçin që ka barrën e punës në aspektin ofensiv, ndërsa në sulm është dyshja Vrioni-Seferi që e nis nga fillimi me Brojën dhe Uzunin që do të jenë zëvendësues në këtë sfidë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni.

ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit