Sonte ndaj Estonisë, Reja planifikon Vrioni-Broja në sulm

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 13:21

Ditën e sotme në orën 18:00 do të luajë takimin miqësor ndaj Estonisë. Për faktin se është thjesht një miqësore, sigurisht që në formacion do të ketë ndryshime.

Duke e nisur nga porta, Selmani dhe Kastrati janë në balotazh, ndërkohë në mbrojtje pritet që të rreshtohen: Veseli, Mihaj, Hoxhallari.

Në krahë mendohet që të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lenjani nga e majta, por gati është edhe i riu Haveri.

Në qendër të mesfushës do të jenë Ramadani, Çekiçi dhe Abrashi. Në sulm do të debutojë si titullar Vrioni, i shoqëruar nga Broja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit