Rrahmani tregon kaosin në Greqi: Më shau trajneri, nuk do dilnim në fushë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 07:56

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, foli pas humbjes ndaj Greqisë me rezultatin 2-0 në stadiumin e Volosit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, lojtari i Napolit tregoi edhe dhunën e kundërshtarit, teksa deklaroi se trajneri i Greqisë e shau. Kosovari u shpreh gjithashtu se nëse situatat e turpshme do të përsëriteshin sërish lojtarët do të futeshin në fushë dhe nuk do të dilnin më.

Rrahmani tha:

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, kemi luftuar sa mundëm. Isha duke protestuar te gjyqtari kryesor dhe gjyqtari i katërt, për flakadanët, pasi ishin 100 gradë dhe të dëmshme, trajneri i tyre erdhi dhe më shau. Unë u ktheva dhe i thashë që duhet që trajneri duhet të vendosë qetësi dhe jo të shajë lojtarët. Po të ndodhnin edhe njëherë ato skena do të futeshim brenda dhe nuk do dilnim më."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit