Është mbyllur me fitoren e Greqisë ndeshja Greqi-Kosovë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një sfidë që prodhoi pak futboll dhe shumë tension.
Sherr në stadium, flamuri serb i pranishëm, ofendime raciste, provokime dhe gjithçka tjetër sollën grekët sonte në këtë ndeshje në stadiumin “Panthessaliko".
Pjesa e parë që do të mbyllej pa shumë histori, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
45-minutëshi i dytë do të shikonte dardanët dhe grekët më kërkues të golit, por vazhdoi të ishte në “paqe” deri në minutën e 71-të kur Giakoumakis do të gjente edhe golin e epërsisë për grekët.
Vendasit do të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 90+9 të shtesës me Mantalos, duke bërë që kjo përballje të mbyllej me shifrat 2-0.
Pas kësaj fitoreje Greqia vazhdon të mbetet forcë e parë e grupit me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek nga pas me 6 pikë më pak.