Kombëtares shqiptare i largohen 11 futbollistë para ndeshjes me Estoninë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.06.2022, 08:02

Kombëtarja shqiptare u mund 1-2 nga Izraeli mbrëmjen e së premtes, ndërsa tani ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore përballë Estonisë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në 13 qershor. Për shkak se është vetëm një miqqësore, plot 11 lojtarë janë larguar nga grumbullimi, duke kërkuar lejë, pasi kanë nevojë për pushim.

Ata janë: Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Ardian Ismajli. Gjithashtu kuqezinjve i janë bashkuar edhe pesë lojtarë të tjerë, që janë Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Lista e plotë e lojtarëve që do jenë kundër Estonisë:

PORTIERË: Elhan Kastrati, Gentian Selmani, Simon Simoni

MBROJTËS: Frederic Veseli, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari, Jon Mersinaj, Kevin Haveri, Ermir Lenjani

MESFUSHORË: Amir Abrashi, Ylber Ramadani, Enis Çokaj, Arbnor Muçolli, Endri Çekiçi

SULMUES: Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Giacomo Vrioni, Armando Broja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit