Pirro Vengu “zgjohet” përsëri, shpërdoron 1 miliardë lekë për trajnime

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.06.2022, 22:02

Pirro Vengu është aktualisht drejtori i Autoritetit Portual Durrës. Institucioni i drejtuar prej tij është lakuar shumë së fundmi për një sërë problematikash, ku ndër më të rëndat janë vdekja e punëtorëve të rinj gjatë punës për shkak të mungesës së kushteve dhe sigurisë në punë si dhe kapja e herë pas hershme e sasive të konsiderueshme të drogës. E megjithatë për çudi Pirro Vengut kurrë nuk i ka hyrë “gjemb në këmbë”.

Përkundrazi ka vazhduar përsëri madje duke organizuar edhe tendera problematikë e të dyshimtë. I tillë është edhe tenderi me numër reference REF-23949-04-04-2022 dhe me objekt “ISO (Auditime, trajnime + ISO 27001)”. Tenderi ka patur si fond limit shifrën prej 89,925,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke parë dokumentacionin e tenderit vihet re se kanë marrë pjesë 4 firma, nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta sesa kompania e shpallur fituese.

Por cilin ka shpallur fitues Pirro Vengu? Bëhet fjalë për kompaninë TMC Training Management Consulting në pronësi të Arben Memo, me ofertë 87,750,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por dy kompanitë e përmendura më parë kanë ofruar vlera në nivelet e 65.253.888 dhe 64.000.000 lekë të reja pa TVSH, pra gati 23.000.000 lekë të reja më pak, një shifër kjo tepër e konsiderueshme. Në rastin më të mirë kjo diferencë është një humbje e pastër për shtetin. Megjithatë duket se Pirros nuk i ka bërë aspak përshtypje dhe ka shpallur fituese kompaninë me vlerë bindshëm më të lartë. Ndërkaq vlera fituese rezulton të jetë sa 97.58% e fondit limit. Një tender ky i denjë për SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit