Zyrtarët e qytetit Amarilo në Teksas po kërkojnë ndihmë për identifikimin e një krijese të çuditshme dhe misterioze të kapur nga kamera vëzhguese e një kopshti zoologjik. Qyteti i Amarilos po bën thirrje për ndihmë nga kushdo që mund t'i tregojë se çfarë është krijesa misterioze e kapur nga kamera në kopshtin zoologjik.
Sipas News Channel 10, kamerat e sigurisë në kopshtin zoologjik vunë re figurën duke u endur brenda një gardhi rrethues në orën 1:25 të mëngjesit të 21 majit. Stafi i kopshtit zoologjik zbuloi foton e çuditshme kur po kalonin imazhet e marra nga kamerat e tyre të sigurisë dhe ata absolutisht nuk e kanë idenë se çfarë ishte krijesa.
Në fakt as zyrtarët e qytetit nuk e dinë, dhe ia kanë treguar misterin publikut, pjesërisht me shpresën për t'iu afruar të vërtetës dhe pjesërisht që të gjithë të mund të argëtohen duke hamendësuar se çfarë mund të jetë.