Andrea Pirlo “ul stekën”, bëhet trajner i ekipit turk

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.06.2022, 16:50

Andrea Pirlo nuk ri dot larg trajningut, teksa ka nisur së fundmi një aventurë të re. Një vit pas largimit nga Juventusi, ish-mesfushori Interit, Juventusit dhe Milanit, do të drejtojë ekipin turk Fatih Karagümrük.

Sipas “Sky Sport”, Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit turk.

Një rikthim me tutat e trajnerit për italianin pas përvojës së tij në krye të Juventusit, gjatë sezonit 2020/2021 me dy trofe të fituar (një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë).

Te Karagümrük, Prilo gjen shumë lojtarë italiane dhe që kanë luajtur në Serinë A: nga Viviano dhe Biraschi e Borini. Ky klub ka ambicie të mëdha dhe synon të kapë majat e futbollit turk. Mesa duket, projekti nis me Andrea Pirlon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit