Talenti tjetër i Leo Messit, argjentinasi provon veten si aktor

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 16:05

Lionel Messi ka zbuluar së fundmi një tjetër talent të tijin, që pak kush ia njihte. Ylli argjentinas duket ai ka zgjedhur të jetë protagonist edhe përtej futbollit. Ai është hedhur në një botë tjetër, atë të televizionit, ku do të luajë si aktor filmi.

Sulmuesi i PSG-së do të shfaqet në ekranin e vogël në serialin “Los Protectores”, një serial argjentinas që po shënon sukses të madh dhe ku do të bëjë një shfaqje në atë që do të jetë sezoni i dytë i komplotit, pasi ka regjistruar sekuencën e tij disavjeçare.

Ky sezon i dytë i serialit është xhiruar në vende të ndryshme, duke prekur dhe lagje e rrethina të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires. Madje, edhe në Paris ku Messi është së bashku me familjen e tij dhe ku ka regjistruar skenën e tij.

Seriali do të shfaqet vitin e ardhshëm, kur do të publikohet kjo pjesë e dytë e serialit. Lionel Mesi i ka lënë gojëhapur producentët të cilët kanë vënë në dukje aftësitë e tij në aktrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit