Juventusi “fut hundët”, gati t’i rrëmbejë Milanit objektivin e merkatos

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 14:39

Juventusi ka nisur tratativat me futbollistin e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili në ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim te Milani.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë po studiojnë paralelisht si mesfushorin e Romës ashtu edhe sulmuesin e Sasuolos, Domeniko Berardi.

Zaniolo pëlqehet më shumë nga Alegri sepse i përngjanë në stilin e lojës të larguarit të fundit nga bardhezinjtë, Paolo Dibala.

Aftësia e 22-vjeçarit për të luajtur disa role në mesfushë si edhe në sulm duket se e ka bindur Juventusin të kontaktojë me Romën për një transferim të mundshëm të talentit italian.

Tani bardhezinjve i mbetet të mposhtin konkurrencën e Milanit për të arritur të transferojnë një nga të rinjtë më premtues të Serisë A.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit