Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Botërori, pasi akuzohen se kanë aktivizuar në kualifikuese një futbollist jo nga kombo i dyte. Bajron Kastijo, sipas dokumenteve të dala nga “Marca” disa javë më parë, thuhej se ai ishte në të vërtetë kolumbian dhe jo nga Ekuadori.
Avokati i kombëtares së Kilit, Eduardo Karlezo, në një konferencë për mediat prezantoi hetimet e reja, ku binte në sy certifikata e pagëzimit dhe raportimi i regjistrimit shëndetësor të Kastijos, që tregojnë se ai është në të vërtetë një kolumbian.
Nga ana tjetër, Ekuadori i ka dhënë një përgjigje FIFA-s për këtë çështje duke këmbëngulur se nuk ka gabime, por kjo e fundit do ta japë vendimin përfundimtar në datën 10 qershor. Kili, por edhe Italia, janë gjithashtu në pritje të këtij vendimi, për të shpresuar ende për një vend në Kupën e Botës.