Pësoi goditje të rënda në tru, boksieri humb jetën në spital

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.06.2022, 16:57

Një lajm i trishtë për sportin e boksit. Simiso Buthelezi është ndarë sot nga jeta në spital pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru.

Ai u dëmtua keq gjatë ndeshjes të boksit që u zhvillua të dielën në Durban, Afrikë e Jugut. Boksieri i kategorive të ulëta pësoi disfatë në mënyrë të çuditshme.

Fillimisht, ai ishte duke e grushtuar kundërshtarin, por më pas filloi të godiste në ajër dhe dukej si të ishte duke luftuar kundër një kundërshtari të padukshëm.

Arbitri ndërpreu menjëherë ndeshjen. Më pas, Buthelezi humbi ndjenjat dhe qëndroi disa orë në gjendje koma në spital, teksa sot është njoftuar se ai ka ndërruar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit