Aleksis Sançez ëndërron rikthimin te Barcelona

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.06.2022, 13:33

Aleksis Sançez po mendon të largohet nga Interi një vit para përfundimit të kontratës dhe është në kërkim të një klubi të ri. Sulmuesi kilian ka oferta nga Sevilla dhe Gallatasarai, por vetë Sançez i është ofruar Barcelonës.

Duke parë interesimin e katalanasve në janar, sulmuesi mendoi se mund të ishte një opsion i favorshëm për klubin, por ka qenë trajneri Ksavi ai që ka refuzuar rikthimin e tij te Barça.

Trajneri blaugran është në kërkim të lojtarëve cilësorë dhe me personalitet, por në moshën 34-vjeçare edhe pse mund t’i sigurojë këto, Sançez nuk është një investim afatgjatë dhe me interes për spanjollët, ndaj vështirë se ky transferim mund të ndodhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit