Donaruma: Për Italinë luaj edhe pa njërin gisht

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.06.2022, 09:02

Donaruma zbriti në fushën e lojës me shiritin e kapitenit të përfaqësueses së Italisë në sfidën e mbrëmjes së djeshme kundër Hungarisë. Një sfidë që u kurorëzua me fitore dhe ktheu italianët në kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes, portieri tregoi emocionet, ndërsa theksoi se për Italinë do luante edhe pa njërin gisht.

Donaruma tha:

Është një emocion i papërshkrueshëm që të mbash fanellën me numrin 12 dhe shiritin e kapitenit. Nuk ka fjalë, është emocionuese. Dëmtimi në gisht? Për këtë fanellë luhet edhe pa një gisht. Duhet të falënderoj edhe stafin mjekësor që më ka ndihmuar pasi dy ditë më parë ishte e pamundur. Me dëshirën time dhe me ndihmën e tyre ia dola që të jem në fushë. Do të luaj gjithmonë nëse do të jetë e mundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit