Nuk fitoi dot titullin, drejtuesit e Interit marrin vendimin për Inzaghin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.06.2022, 16:25

Simone Inzaghi ka fituar pëlqimin e drejtuesve të Interit në sezonin e tij të parë me këtë skuadër. Trajneri italian nuk arriti të fitonte titullin e kampionit në Serie A, megjithatë ka bindur drejtuesit me punën e tij.

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Steven Zhang e vlerëson maksimalisht italianin dhe do t’i ofrojë kontratë të re. Kontrata e re e Inzaghit do të skadojë në vitin 2024 dhe paga e tij do të pësojë rritje nga 4 milionë euro në 5.5 milionë euro për sezon.

Po ashtu, kontrata e re pritet të përmbajë një klauzolë për opsionin e një vit vazhdimi. Ndërkohë, Inzaghi është në pritje të përforcimeve gjatë merkatos së verës, teksa sheh përpara për të fituar titullin e tij të parë si trajner në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit