Po lante xhamat, 38-vjeçarja rrëshket dhe bie nga dritarja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.06.2022, 21:07

Një 38-vjeçare italiane pa tmerr me sy kur duke pastruar xhamat, rrëshqiti duke humbur ekuilibrin dhe duke rënë poshtë ​​për disa metra. Tashmë është e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Caltanissetta.

Mësohet se gruaja ishte ngjitur në një lloj stoli për të pastruar xhamat por diçka nuk shkoi mirë. 38-vjeçarja ka fluturuar poshtë disa metra pasi ka rënë nga dritarja e banesës së saj në katin e parë, duke u përplasur me forcë në tokë.

Sipas raportimeve të para, gruas i janë konstatuar lëndime të shumta dhe të rënda duke përfshirë një dëmtim në kokë me hemorragji cerebrale, një traumë në shtyllën kurrizore dhe fraktura e lëndime të ndryshme.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit