Reagon konsulenti imobiliar: Nuk bëra asgjë, vajza filloi të bërtasë befas me të madhe dhe na kërcënoi të gjithëve me thikë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.05.2022, 20:25

Ditën e djeshme një denoncim mbërriti në redaksinë e Joq Albania ku një shtetase e quajtur Elima Bejo kishte bërë një denoncim publik në faqen e saj në Facebook në lidhje me një konsulent imobiliar. Konsulenti i cili denoncohej nga kjo shtetase publikisht me emër dhe mbiemër, quhet Arlind Arapi. Sipas denoncimit, thuhej se agjenti kishte ngacmuar seksualisht shtetasen në fjalë brenda në shtëpinë e saj.

Për këtë ngjarje ka reaguar vetë i akuzuari i cili ka bërë edhe denoncim në polici për këtë shtetase. Sipas denoncimit të tij, e vërteta qëndron krejt ndryshe. Agjenti imobliar shprehet se ai së bashku me një koleg dhe dy klientë kishin shkuar në një kompleks pallatesh. Të katërt kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e 6-të por pa u nisur në kat të parë vjen një vajzë ose grua rreth moshës 35 deri 40 vjece dhe ngjitet me ta në ashensor. Gjatë rrugës vajza i dëgjon që që flisnin për prona dhe futet në muhabet duke u thënë që edhe ajo kishte një pronë për të shitur.

Në këtë moment agjenti i jep kartëvizitën për të lënë një takim. Sipas tij, kjo shtetase nuk zbriti në katin e 7-të që kishte për të zbritur por zbriti në katin e 6-të dhe i thotë agjentit që të ngjitej një kat më lart për t’i hedhur një sy apartamentit. Ai shprehet se me mirësjellje shkoi të shohë apartamentin dhe ajo i thotë që kushton 60 mijë Euro për ta shitur. Agjenti thotë se në këtë moment e pyet nëse kishte pjesëtarë të tjerë që merrnin vendim për shitje dhe nëse ishin dakort, në atë moment vajza i thotë “jam beqare, e marr vetë vendimin pasi unë e kam në emrin tim”.

Në këtë moement agjenti niset për të parë pjesën tjetër të dhomës që ishte përpara dhe kjo shtetase i kishte zënë rrugën. Agjenti i thotë të largohet pak, por ajo në këtë moment fillon të bërtasë duke thënë dil jashtë me të madhe. Në këtë moment agjenti shprehet se u çudit dhe i thotë se çfarë kishte, por ajo ulëriste dhe nuk po jepte shpjegime, ai në atë moment largohet dhe shkon te klienti tjetër poshtë dhe të gjitha çka ai ka shpjeguar më sipër ka zgjatur reth 40 sekonda. Ngjarjen agjenti thotë se ia tregoa kolegut dhe klintëve të tjerë për çka i ndodhi. Pasi kaloi rreth 1 minutë, sipas agjentit, kjo shtetase erdhi me gjithë thikë në dore dhe po i kërcënonte duke tmerruar edhe klientët e tij me veprimet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit