Sallamexhiu Luan Leka shpërblehet nga Rama, merr 2 miliardë lekë tender nga KESH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.05.2022, 21:39

Është vërtetë e habitshme se si në Shqipëri dëgjon lloj-lloj çudirash. Përshembull për një mendje të shëndoshë është e pamundur të kuptohet se si një sallamexhi mund të përfitojë 2 miliardë lekë tender nga një korporatë energjitike? Si mund të jetë e mundur kjo? Keni ndonjë ide?

E pra as ne nuk e dimë, por fakt është se sallamexhiu Luan Leka i EHW ka marrë plot 2 miliardë lekë të vjetra nga Ergys Verdho i KESH. Dhe nuk bëhet fjalë për të ngopur Gysin dhe çunat e tij me sallamra të çfarëdo lloji dhe madhësie. Aspak.

Bëhet fjalë për shërbime programimi për programe specifike për industrinë. Më konkretisht nga ana e KESH është hapur një tender me objekt “Krijimi i programit të menaxhimit të aktivitetit të operimit tregtar” i cili ka si fond limit shifrën prej 198,000,000 lekë të reja pa TVSH.

Duke studiuar dokumentacionin e tenderit shikohet se ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve “Info Business Solutions” ku Luan Leka është pronar me mbi 70% të aksioneve dhe “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” në pronësi të Nursen Metuli-t.

Ky bashkim operatorësh ka ofruar vlerën 173,500,000 lekë të reja pa TVSH ose mbi 2 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Natyrisht duke qenë pa konkurrentë, janë shpallur edhe fitues “me një të rënë të lapsit”.

Ndërkohë kujtojmë se Luan Leka është përmendur shpesh si gllabëruesi i Gjirit të Kakomesë, një perlë e natyrës shqiptare e cila tashmë ka përfunduar në “pjatën” e sallamexhiut Leka.

Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe denoncimet e qytetarëve në lidhje me rrjetin e supermarketeve CONAD, pronar i të cilave është përsëri i njëti person.

Siç duket pavarësisht të gjithave, Rama ka vendosur që ta shpërblejë me 2 miliardë lekë nëpërmjet tenderit të dhënë nga Ergys Verdho. Ama një gjë vazhdon të jetë e sigutë: Ky është vendi i çudirave!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit