Konsulenti imobiliar ngacmon s*ksualisht qytetaren në shtëpinë e saj: Tenton ta puthë me zor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2022, 20:36

Rastet e ngacmimeve seksuale në vendin tonë sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë. Ndodh që vajzat dhe femrat të ngacmohen në rrugë, në shkollë, në autobus, në punë por së fundmi edhe në shtëpitë e tyre.

Elima Bejo, një qytetare në Tiranë ka denoncuar një ngacmim seksual që i ka ndodhur brenda shtëpisë së saj. Ajo ka treguar se Arlind Arapi i ka shkuar në shtëpinë e saj si konsulent imobiliar pasi do jepte shtëpinë me qira, por sapo kanë hyrë në dhomën e gjumit ai ka tentuar ta puthë dhe ta shtyjë në krevat. Fatmirësisht pasi ajo ka bërtitur, konsulenti ekspert është larguar nga shtëpia e saj. Ajo thotë se i ka kërkuar kompanisë ku Arapi punon ta shkarkojë nga puna sa më parë ndërsa iu bën thirrje femrave të mbajnë armë të ftohta me vete pasi ky nuk është rasti i parë që ky person bën diçka të tillë.

Denoncimi:

KUJDES!! Ky personazh mban akses per te hyre ne shtepine e cdo kujt, me titullin si REAL EXPERT N* 1 in Albania. Me ngacmoi seksuaisht nderkohe qe i tregoja dhomen e gjumit nder ambjente te tjera te shtepise time qe jam duke nxjerre me qera.

Pasi me pyeti nese isha e martuar dhe mori pergjigjjen qe jo, me kapi krahun dhe mu afrua te me puthte nderkohe qe me shtynte per ne krevat. Bertita me te madhe dhe iku si legen.

Pasi nuk kisha telefon celular per te thirrur policine sepse nje tjeter narcistik me ka vjedhur telefonin, vajta drejt e ne Agjensine qe perfaqesonte predatori duke shprehur shqetesimin tim duke bere nje kerkese me goje tek menaxherja per shkarkim te menjehershem te personit. Pres konfirmim te menaxheres per shkarkim, nese ky person nuk shkarkohet, fotoja e rradhes do jete bashke me emrin e Agjensise. Nderkohe bej thirrje agjensive te tjera te mos e pranojne kete person per Agjent dhe grave te mbajne nje thike me vete sepse predatori vjen edhe me tituj edhe me karta biznesi.

#denonco

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit