PAMJET/ Autori i maskuar ther me thikë në mes të rrugës 29-vjeçarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.09.2022, 15:32

Në një klip 16 sekondësh të postuar të shtunën në Twitter nga Policia e New York duket autori i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar nga një maskë i cili shfaqet duke zbritur nga një biçikletë. Ai sulet me një thikë të madhe drejt një qytetari 29-vjeçar.

Viktima kishte vënë një kapelë bejsbolli dhe maskë të bardhë dhe mbante në duar një qese letre ngjyrë kafe dhe është filmuar duke u përpjekur t'i shpëtojë burrit me thikë.

Sipas policisë, ngjarja u filmua në kamera, në mes të ditës. I plagosuri u godit disa herë në shpinë dhe në krahun e majtë të kraharorit. Policët thanë se viktima nuk e njihte sulmuesin e dyshuar.

Goditja me thikë ndodhi në trotuar pranë një hyrje të metrosë në stacionin e trenit East 63rd Street dhe Third Avenue Q dhe F pak para orës 14:00, tha policia. Burri raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, raporton NYP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit