Mbretëresha e Anglisë do të hapë pijetore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.09.2022, 10:19

Mbretëresha do të hapë pijetoren e saj të parë në një vend shumë të njohur në Angli. Ajo do të bëhet pronarja e pijetores, e cila do të hapet pak metra larg shtëpisë së saj në Norfolk.

Sandringham e cilësuar si pasuri e vendit, është në pronësi private të Mbretëreshës. Ajo po kërkon të hapë një pijetore të re fshati dhe aktualisht po kërkon të marrë një qiradhënës.

Agjentët e tokës janë në proces të gjetjes së një qiramarrësi në West Norton. Prona ishte përdorur më parë si klub social, por do të kthehet në një pijetore.

Prona do t'i jepet me qira qiramarrësit, por pronësia e saj do të vazhdojë t'i përkasë Mbretëreshës duke e bërë atë pijetoren e parë që ajo ka në pronësi.

Kandidati i duhur për të marrë pjesë në konkursin për të fituar pijetoren do të duhet të sigurojë një histori mbresëlënëse të përvojës së mëparshme në industris, si dhe një plan biznesi, referenca financiare dhe një plan për të treguar se si do të nxitet 'angazhimi i komunitetit'.

Agjentët janë shprehur se prona është "një mundësi e rrallë për operatorin e duhur për të zhvilluar një pijetorr të re me potencial restoranti”.

West Newton është një fshat i mrekullueshëm i vendosur në Norfolkun veriperëndimor në pronën Royal Sandringham.

Një tipar i veçantë i pozicionit është natyra e ngritur e ndërtesës me tokën e pjerrët në jugperëndim që ofron pamje të jashtëzakonshme panoramike mbi tokën bujqësore ngjitur dhe qiellin e gjerë blu të Norfolkut veriperëndimor.

Ndërtesa prej 4,350 metrash katrorë ishte shtëpia e Klubit Sandringham, i cili u hap në 1884 nga stërgjyshi i Mbretëreshës, Mbreti Edward VII.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit