Vdes tragjikisht në aksident 33-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.09.2022, 20:45

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zvicër pak ditë më parë ku viktimë e një aksidenti rrugor ka mbetur një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për Gjelbrim Jasiqin 33 vjeç, shqiptar i Kosovës i cili gjeti vdekjen tragjikisht në vendin ku kishte shkuar për të punuar.

I riu la pas një djalë 2-vjeçar, të shoqen, prindërit dhe dy motra të cilët e kujtojnë të prekur.

“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”,-ka shkruar Jeton Krasniqi, një nga familjarët e 33-vjeçarit.

Me të riun në mjet udhëtonte edhe një 24-vjeçar i cili ishte pasagjer por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit