Tragjedia e rëndë e ndodhur pak më parë në Liqenin e Prushit në Tiranë fatkeqësisht merr përmasa akoma më të rënda.
Sipas disa qytetarëve që kanë shkruar pranë redaksisë së Joq Albania, dyshohet se viktimat janë motër e vëlla.
Ka dyshime se motra u fut në liqen për të shpëtuar vëllain por fatkeqësisht humbën jetën të dy.
Ndërkaq dyshohet se dy të miturit janë vendas nga zona e Vaqarrit.
PËRDITËSIM
Sipas raportimeve dyshohet se bëhet fjalë për dy vëllezër.