Uturaku i Sheikëve të Dubait/ “Nuk ka asgjë të keqe, 5 minuta është”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.09.2022, 18:36

Dubai Porta Potty është një nga skandalet më të mëdha të muajit, ku me publikimin e një videoje të neveritshme u zbuluan botërisht gjestet maniake të sheikëve të pasur kundrejt modeleve dhe influencereve të njohura në Instagram.

Në lidhje me këtë temë ka dhënë mendimin e saj edhe ish-banorja e BB, Fjorentina Halili. Ajo tha se personalisht nuk do mund ta bënte diçka të tillë pasi është rritur me edukatën e punës dhe të gjithë “do ia bënin me gisht.”

Ndër të tjera Halili u shpreh se 20-vjeçareve të sotme u duken para të shpejta ai 5-minutësh.

“Për shembull një 20-vjeçare do të thoshte që është mënyra më e shpejtë edhe më e thjeshtë për të fituar shumë lekë, “nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është”- do thotë (qesh). Kjo gjë ndodh tek pjesa e rinisë që është rritur tani, unë jam një pjesë e rinisë së hershme që jam rritur me kulturën e punës.Në fund të ditës të gjithë i duam lekët edhe tundohen kur i shofin. Por problem është si je rritur, sa të vret ndërgjegja. Unë për veten time nuk e bëj dot këtë gjë, sepse të gjithë do më shofin. Pse duhet të ma bëjë tjetri me gisht?”,-u shpreh ajo ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit