Vrasja në Komisariatin nr.3: Ky është polici që qëlloi 6 herë me armë ndaj kolegut të tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2022, 00:20

Personi që shihni në foton e mëposhtme është efektivi Ludian Zaimi i cili mbrëmjen e sotme vrau me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. 25-vjeçari Zaimi kishte debate të vazhdueshme me Saliasin por mbrëmjen e sotme debati i tyre degradoi në përdorimin e armëve të shërbimit dhe i riu qëlloi 6 herë ndaj kolegut të tij.

55-vjeçari Saliasi u transportua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Viktima kishte 20 vite në radhët e policisë ndërsa autori prej një viti e gjysmë iu ishte bashkuar forcave të policisë. Efektivi Ludian Zaimi është ndaluar në ambientet e Komisariatit dhe pritet marrja në pyetje e tij për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit