Tentoi të vriste 60-vjeçarin në Kombinat, policia: Efektivi i FNSH-së ishte i dehur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2022, 23:46

Pasi doli zbuluar nga raportimet e qytetarëve, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me plagosjen e 60-vjeçarit në Kombinat. Në një njoftim tjetër, policia shprehet 60-vjeçari Murteza Lika është qëlluar me armë nga efektivi Lutfi Gjyli. Ky i fundit mësohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka qëlluar ndaj 60-vjeçarit.

Njoftimi i Plotë nga policia:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit