Gjak në makinën e policisë/ Pamje nga Komisariati nr.3, polici vrau kolegun me armën e shërbimit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2022, 23:23

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.3. Pas një sherri për motive banale, efektivi Ludian Zaimi ka qëlluar me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit humbi jetën sapo u transportua në spital pasi nuk mund të mbijetonte prej plagëve të marra.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet një makinë policie, ka gjak në pjesën e derës. Efektivi dyshohet se është dërguar me automjet policie në spital, por nuk dihet nëse është i njëjti mjet.

Saliasi humbi jetën rrugës për në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit