SKANDAL! Një tjetër efektiv policie qëllon me armë, tentoi të vriste 60-vjeçarin në Kombinat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2022, 22:56

Mbrëmjen e sotme Murteza Lika, 60-vjeç ka mbërritur në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas policisë, Lika ka qëlluar veten me armë zjarri duke shtuar se ka dyshime se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por duket se e vërteta është ndryshe nga ajo qê raporton policia. JOQ mëson se Lika është qëlluar me armë nga Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje por vlen të thuhet se një tjetër ngjarje e rëndë me protagoniste Policinë e Shtetit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3 ku një polic ka vrarë me armë kolegun e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit