“Kupën e Italisë fute në b***”, Federata Italiane nis hetim për lojtarët e Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 22:18

Një gjest i shëmtuar është publikuar në rrjetet sociale gjatë festës së Milanit pas fitimit të titullit kampion. Në paradën me autobusin e hapur, disa lojtarë të Milanit, konkretisht Maignan, Krunic dhe Rebic shpalosën një parullë ku shkruhej “Kupën e Italisë fute në b***”. Një tallje e qartë e futbollistëve ndaj Interit për trofeun që fituan pak ditë më parë, teksa humbën titullin kampion përballë kuqezinjve. Polemikat nuk kanë munguar dhe çështja ka përfunduar në komisionet disiplinore të Federatës Italiane të Futbollit.

Sipas ANSA, është hapur procedim disiplinor “për shkelje të mundshme të nenit 5 të Kodit të Drejtësisë Sportive (që imponon respekt në parimin e korrektësisë dhe ndershmërisë) për parullën ofenduese ndaj Interit të shpalosur sot nga futbollistët e Milanit gjatë festimeve të fitores së titullit kampion”. Një çështje që do të vazhdojë të jetë temë e nxehtë edhe për shumë kohë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit