Tifozët e Milanit djegin fanellën e Hakan Calhanoglu në mes të sheshit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 09:25

Tifozët e Milanit nuk kanë mundur dot ta kapërdijnë dot lehtë faktin se Hakan Calhanoglu, i braktisi ata sezonin e shkuar, duke u bashkuar me rivalin e tyre të përjetshën, Interin.

Sikur mos mjaftonte largimi, deklaroi se kërkonte një skuadër që luftonte për trofe, madje festoi kur shënoi gol në derbin ndaj Milanit. Dje, Milani fitoi titullin dhe tifozët nuk e harruan Calhanoglunë.

Gjatë ndeshjes ndaj Sasuolos, tifozët e Milanit kënduan disa here në kor emrin e tij në formë tallje, teksa shihnin skuadrën e tyre të fitonte dhe të shkonte drejt titullit kampion.

Ndërkohë, nuk munguan koret as mes grupeve të tifozëve të mbledhur në “Piazza Dumo” në Milano për të festuar titullin pasi përfundoi ndeshja.

Një grup tifozësh duket se kishte ardhur i përgatitur për një “ceremoni” të veçantë kushtuar turkut. Ata i kanë vënë flakën në mënyrë simbolike fanellës së tij kuqezi duke e lënë atë në mes të sheshit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit