Milani sfidon Sasuolon e Interi pret Sampdorian, formacionet zyrtare në të dyja sfidat

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 17:22

Milani dhe Interi zbresin pas pak në fushë në sfidat e tyre të fundit për këtë edicion të Serisë A. Kuqezinjtë udhëtojnë në transfertën e Sasuolos dhe iu duhet minimalisht një pikë për t'u shpallur kampionë.

Ndërkaq, Interi pret Sampdorian. Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, me Nerazzurët që duhet të fitojnë me patjetër dhe të shpresojnë që Milani mposhtet nga Sassuolo, për të fituar titullin kampion.

Aktualisht janë publikuar formacionet zyrtare në të dyja sfidat:

Sasuolo-Milan, formacionet zyrtare:

Sassuolo: Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Lopez, Frattesi, Henrique; Berardi, Scamacca, Raspadori

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud

Inter-Sampdoria, formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez.

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Ferrari, Yoshida, Augello; Candreva, Rincon, Vieira, Thorsby; Sabiri; Caputo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit