I bie bories teksa Mertens jepte autografe, belgu nxit tifozin t’i nxjerrë gishtin e mesit shoferit mbrapa

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 15:53

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens është bërë protagonist i një video qesharake në rrjetet sociale. Pas ndeshjes së sotme me Spezian, ku Napoli fitoi 0-3, futbollisti belg, po largohej nga stadiumi.

Fansat e bllokuan dhe i kërkuan autografe, ndërsa ai filloi të jepte për të gjithë. Në një moment, bie një borie makine, për t'i kominikuar Mertensit që kishte bllokuar rrugën. Reagimi i lojtarit të Napolit ishte epik.

Ai i drejtohet tifozit:

Bëja kështu atij mbrapa (tregon gishtin e mesit). Bëja, bëja... mund t'ia bësh."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit