Regi Lushkja vazhdon të shkëlqejë në Moldavi me Sheriff Tiraspolin, teksa mbrëmjen e djeshme fitoi Kupën. Fitorja erdhi falë një eurogoli të mesfushoritnl shqiptar. Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Sfintul Gheorghe falë golit të ish-kapitenit të Laçit në minutën 90+5’.
26-vjeçari e nisi si titullar duelin final dhe vendosi gjithçka me një të djathtë fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare.
Festë e ligjshme për mesfushorin ofensiv, i cili fiton trofeun e dytë në pak kohë me rekordmenët e futbollit moldav pas titullit kampion.
Ky ishte goli i tretë i Lushkjes me ekipin ku u transferua në merkaton e janarit, teksa Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë për herë të 11-të në histori.