Sot java e fundit e Serisë A, Milani dhe Interi diskutojnë titullin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 08:23

Java e fundit e Serisë A e cila mbyllet ditën e sotme, do të vendosë gjithashtu edhe se kush do ta fitojë titullin kampion në Itali. Gjithçka do diskutohet mes Milanit dhe Interit. Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, janë dy ndeshjet vendimarte të cilat do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e sotme.

Ndërkaq, Liga e Serisë A i ka bërë publikë emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këto dy takime. Arbitër i Sasuolo-Milan do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të jetë Marko di Belo.

Milanit i duhet vetëm një pikë për t'u shpallur automatikisht kampion, pavarësisht fiton apo jo Interi. Kështu, kuqezinjtë do ishin të kënaqur edhe me një barazim sot, ndërsa Interi do kërkojë patjetër fitoren, për të shpresuar te një surprizë e madhe nga Sasuolo. Gjithçka mbetet e hapur deri në vërshëllimën e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit