Mourinho di t’i shfrytëzojë shanset, i kërkon yllit të Serisë A të transferohet te Roma

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 08:00

Jose Mourinho është një person që i thotë gjërat gjithmonë troç, pa i rënë shumë rrotull bisedave. kështu ka bërë edhe pas ndeshjes që Roma e tij luajti ndaj Torinos në javën e fundit të Serisë A.

Tekniku portugez nuk e la t’i shkonte dëm ky rast për t’u takuar dhe për të folur personalisht me mbrojtësin e Torinos, Bremer, i cili është zbulimi i këtij sezoni në Itali.

Në një video të publikuar në mediat italiane shihet sesi Murinjo i afrohet mbrojtësit duke e pyetur fillimisht nëse e kishte vendosur skuadrën e tij të radhës dhe menjëherë sapo ai i përgjigjet jo, 59-vjeçari e fton t’i bashkohet Romës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit