Ekskluzive/ Motori i përplasur në asfalt dhe ambulanca, Romeo Veshaj përfshihet në aksident

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.05.2022, 20:23

Disa qytetarë kanë dërguar pranë redaksisë së Joq Albania disa foto ku sipas tyre Romeo Veshaj është përfshirë në një aksident automobilistik.

Nuk dihet saktësisht se si ka qenë dinamika e plotë e ngjarjes, por nga fotot e mbëritura pranë redaksisë së Joq Albania duket se një motor gjendet i shtrirë në rrugë.

Ndërkaq ka ardhur ambulanca dhe Romeo veshaj shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mban nga krahu.

Qytetarët shprehen se aksidenti ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan rreth orës 15:49.

Nga ana tjetër, nuk dihet se cili ndodhet brenda ambulancës, nëse është Donaldi apo dikush tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit