Erling Haland shpreh mirënjohjen ndaj Dordmundit, ble “Rolex-a” për gjithë pjestarët e klubit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 19:27

Erling Haland ka mbyllur aventurën e tij te Borusia e Dordmundit dhe ka firmosur në Angli me Manchester Cityn.

Duke nisur nga qershori i këtij viti, sulmuesi norvegjez do të vihet nën urdhërat e Pep Guardiolës.

Mediat angleze raportojnë se 21-vjeçari ka bërë një gjest fantastik për ekipin gjerman ku shkëlqeu vitet e fundit.

Para se të largohej nga klubi, Erling Haaland i ofroi të gjithë lojtarëve dhe stafit të Borussia Dortmund nga një orë Rolex të personalizuar me vlerë marramëndëse.

Një gjest i veçantë nga sulmuesi, që tregon kështu mirënjohjen e tij për klubin dhe gjithë pjestarët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit