Barcelona cakton shifrën që do paguajë për Levandovskin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 14:38

Bayerni ka hequr dorë nga ideja për ta mbajtur Robert Levandovskin në ekip edhe sezonin tjetër, pasi kështu do e humbisnin me paremetra zero.

Në Mynih po mendojnë për një zgjidhje alternativë, por janë në pritje të ofertës së duhur për sulmuesin 34-vjeçar.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës Laporta i ka dërguar një tjetër mesazh Bayernit, teksa ka saktësuar se 35 milionë euro do të jetë çmimi që do të paguajë për Levandovskin.

Shifra përfundimtare mund të arrijë 40 milionë euro, duke përfshirë 5 milionë bonuse.

Nga kjo shifër ekipi gjerman duket i kënaqur dhe Levandovski me shumë gjasa do mbajë veshur fanellën e Barcelonës sezonin tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit