Mourinho nuk heq dorë, tenton sërish Granit Xhakën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 14:25

E tentoi verën e shkuar, por akordi nuk u arrit dot. Gjithsesi, qershori po afron dhe Granit Xhaka vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës, me trajnerin Jose Mourinho që shqiptarin e ka futbollist të preferuar.

Corriere dello Sport ka raportuar se trajneri portugez synon afrimin e Xhakës në verë dhe transferimi i tij bëhet edhe më i lehtë për faktin se Arsenali me shumë gjasa do mbetet jashtë Champions League. Marrëveshja duket pranë dhe palët do ishin të dyja të kënaqura.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Xhaka, atëherë Giallorosët kanë edhe dy futbollistë të tjerë në listë, të cilët gjithashtu luajnë në elitën e futbollit anglez. Braziliani i Aston Villës, Douglas Luiz gjithashtu pëlqehet nga Mourinho, ndërkohë alternativa e fundit është edhe ajo e Nemanja Matic.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit