Mourinho: Kam miq të rëndësishëm në Tiranë, shqiptarët duhet të jenë me ne

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.05.2022, 19:04

Finalja e 25 majit mes Romës dhe Feynordit po afron. Sfida do luhet në Tiranë në stadiumin "Air Albania" në orën 21:00. Pak ditë para kësaj ndeshje të rëndësishme, ka folur trajneri i Romës, Jose Murinho.

Trajneri portugez është shprehur se ka miq shumë të rëndësishëm për të që ndodhen në Tiranë dhe se shqiptarët duhet ta mbështesin Romën në këtë ndeshje.

Mou tha:

Me ose pa Marash Kumbullën në fushë, shqiptarët duhet të jenë në krahun tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Jam i emocionuar që finalja luhet në Tiranë, nuk kam qenë kurrë aty. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. E vetmja gjë negative nga "Air Albania" është kapaciteti i vogël, nëse do të luhej në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë do të jetë shumë e rëndësishme. Do të jetë bukur kjo finale për ta, por më bukur nëse Kumbulla ngre Kupën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit